Menjëherë pas sulmit me raketa në kullat televizive në Kiev, ku tashmë janë konfirmuar 5 viktima dhe disa të plagosur, ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky.

Marketing

Ai tha se çfarë kuptimi ka të vijosh të heshtën në një kohë kur ende po vriten njerëz, dhe për më tepër që sulmi ndodhi pikërisht mbi memorialin ku për 80 vjet me radhë qëndronte mbishkrimi ‘Kurrë më’, që ishte një simbol për përkujtimin e viktimave të nazizmit.

‘Për botën: çfarë kuptimi ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet…’, shkruan Zelenzy në twitter. 

Dy shpërthime u dëgjuan në zonat Borshchahivka dhe Dorohozhychi, me pesë persona të vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur, tha agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine./albora.ch/

Marketing