Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Diessenhofen TG mbrëmjen e së shtunës. Makina fluturoi disa metra në ajër përpara se të përplasej me një mur.

Marketing

Një shofer 19-vjeçar po lëvizte në Schaffhauserstrasse në drejtim të Schaffhausen pak pas mesnatës të së shtunës kur humbi kontrollin e makinës për arsye ende të paqarta. Si pasojë, ai doli nga rruga, u katapultua disa metra në ajër dhe më në fund u përplas me murin e një ndërtese tregtare, raporton blick.ch.

Përveç drejtuesit të mjetit, kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë 17-vjeçarë dhe dy pasagjerë 16-vjeçarë. 

Pasi kanë marrë ndihmën e parë, ata janë dërguar në spital me dy helikopterë të shpëtimit dhe një autoambulancë.

Për të zbardhur me saktësi rrjedhën e ngjarjes së aksidentit, policia ka nisur apelin për dëshmitarë. Kushdo që mund të japë informacion për aksidentin duhet të kontaktojë stacionin e policisë kantonale Diessenhofen në 058 345 28 00. Po ashtu jemi në kërkim të personave që kanë vënë re BMW-në gri të premten në mbrëmje për shkak të stilit të vozitjes së shoferit. /albora.ch/

Marketing