Ambasada e Rusisë në Republikën e Afrikës së Jugut, ka shpërndarë edhe një lajm të rremë për Kosovën.

Marketing

Në një postim të kësaj ambasade në rrjetin social “Twitter” ata kanë krahasuar bombardimet e NATO-s në ish Jugosllavi me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe luftën atje.

Lajmi i rremë i kësaj ambasade për Kosovën nuk është i vetmi, kohë më parë ata kishin keqpërdorur edhe foton ikonë të refugjates shqiptare nga Kosova, Sherife Luta, të cilët e kishin paraqitur rrejshëm si viktimë serbe të bombardimeve të NATO-s.

Ambasada e Rusisë përveç lajmit të rremë ka shpërndarë dhe një foto të rrejshme, duke shkruar për bombardimin e ish Jugosllavisë dhe Kosovën, ata kanë postuar një foto të Irakut./albora.ch/

Marketing