Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 agjentë të dyshuar pro-rusë, duke përfshirë 14 grupe të infiltrimit, që nga fillimi i pushtimit rus, ka bërë të ditur të shtunën kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov, raporton BBC.

Marketing

Zhyrnov ka thënë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera”, ka thënë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Ai ka thënë se me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjate./albora.ch/

Marketing