Gjatë pandemisë së koronës, ajo fitoi vërtet para: Po flasim për njëmbëdhjetëvjeçaren Pixie Curtis, një australiane që drejton një tregti në internet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare ajo tashmë kishte një Mercedes para garazhit. Njëmbëdhjetë vjeçarja australiane Pixie Curtis hapi një dyqan online gjatë pandemisë së koronavirusit , duke shitur harqe, shirita flokësh dhe fidget spinners, të cilat janë jashtëzakonisht të njohura nga të rinjtë. Dhe me sukses të madh: Pixie fiton rreth 85,000 franga në muaj. Kjo është arsyeja pse ajo tani dëshiron të tërhiqet në moshën njëmbëdhjetë vjeç.

Nëna e saj, e cila është edhe menaxherja e saj, e ka treguar këtë për  mediat. Roxy Jacenko shpjegon: “Pixie vendosi të heqë dorë nga dyqani i saj online dhe të fokusohet në fillimin e shkollës së mesme.” Në muajin e parë, njëmbëdhjetë vjeçarja thuhet se ka fituar rreth 130 mijë franga me dyqanin e saj online. Sipas nënës së saj, ajo mund të kishte dalë në pension si milionere në moshën 15-vjeçare, por ajo kohë ka ardhur më herët se sa pritej.

 “Gjatë muajve të fundit ne kemi diskutuar planet e ardhshme të biznesit si familje dhe kemi vendosur se është koha të fokusohemi në shkollën e mesme, edhe pse ky rrugëtim që filloi tre vjet më parë ka qenë i mahnitshëm”, tha më tej mamaja Roxy.

Por çfarë bën një njëmbëdhjetëvjeçar me kaq shumë para? Sigurisht, ajo bleu një Mercedes G-Class, i cili kushton rreth 120,000 frangave. Për ditëlindjen e saj të njëmbëdhjetë, familja zgjodhi temën “Klubi i natës”, festa mësohet se ka kushtuar rreth 25 mijë franga.

Nuk është rastësi që Pixie njëmbëdhjetë vjeçare u bë kaq e suksesshme me biznesin e saj në internet. Nëna e saj nuk është e panjohur në Australi, ajo punon në PR atje. Në vitin 2013, ajo u shfaq në sezonin e tretë të The Celebrity Apprentice Australia, ku u rendit e dyta.

Marketing