Personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç do të gjobiten 100 euro në të ardhmen në Greqi, shkruan Blick.

Marketing

Kjo masë të hyjë në fuqi të dielën, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Giannis Economou.

Ai e arsyetoi kërkesën e vaksinimit duke thënë se nëntë nga dhjetë vdekje nga Covid prekin këtë grupmoshë. 

Përveç kësaj, shtatë nga dhjetë pacientë të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv janë më të vjetër se 60 vjeç.

 “Ne duhet të jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe nuk duhet të ketë neglizhencë për momentin”, tha zëdhënësi i Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, i tha radiostacionit Proto Programma se 50 vende shtesë testimi falas do të ndërtohen pranë kazermave ushtarake.

Sipas ministrit, varianti Delta tani përbën më pak se 20 për qind të të gjitha infeksioneve në vend. 

Varianti Omicron është ende në rritje. Në fund të nëntorit, Athina kishte vendosur për vaksinimin të detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç. 

Sipas shifrave zyrtare, rreth 67 për qind e popullsisë ishte vaksinuar deri në fund të nëntorit. 

Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi janë regjistruar më shumë se 1.6 milionë raste me korona dhe mbi 21 mijë persona kanë vdekur. /albora.ch/

Marketing