Një nga muzikantët më të njohur të viteve të 80-ta dhe 90-ta, Eduard Meraku, i njohur si Edi King, ka vdekur të enjten kanë njoftuar kolegë të tij.

Marketing

Edi King ishte vokalist i rok-grupit “Seleksioni 039”, të cilin e formoi më 1982 bashkë me katër anëtarë tjerë.

Këngëtarin e veçantë të muzikës së popullarizuar kolegët e kanë kujtuar si artist të papërsëritshëm, me zë të veçantë e zemër të madhe.

“Seleksioni 039” njihet për hitet në vitet e 80-ta dhe 90-ta. Ka lansuar disa albume. Ndër këngët më të njohura janë “E shtune mbrëma” dhe “Treni i fundit”.

“Shoku im, Edi King, një muzicient i jashtëzakonshëm sonte na la përgjithmonë. Prehu në paqe, miku im më i mirë”, ka thënë Gëzim Hasku – Geza, anëtari tjetër i grupit./albora.ch/

Marketing