Më shumë se 99% e njerëzve në Francë kanë një telefon, por një në pesë nuk e përdorin, ku me shumë vështirësi ata mundet të hapin telefonin, raporton blick, përcjellë albora.ch
17 % e tyre nuk e hapin telefonin dhe 26 % të tjerë e hapin vetëm nëse e njohin telefonuesin sipas numrit të tyre, u shpreh zyra statistikore Insee pas një ankete në Paris.
Njerëzit mbi moshën 75 vjeç janë ata që më pak mundet t’i përgjigjen telefonit ndryshe nga të rinjtë ku 32% e tyre nuk e hapin kurrë ose vetëm në numrat e njohur. Midis moshave 15 dhe 29 vjeç, pothuajse 20% e bëjnë.
Gjithashtu ka një ndryshim midis grave dhe burrave, siç tregoi sondazhi.
77% e grave thuhet se gjithmonë përgjigjen në telefon, krahasuar me 69% të burrave. Sipas një shpjegim është se gratë kujdesen për organizimin e jetës së përditshme në një shkallë më të madhe se burrat dhe presin për thirrje nga zyrat e mjekëve, shkollat apo ofruesit, për shembull, tha Insee./albora.ch/