Flota e Paqësorit e SHBA-së, bënë të ditur se piloti i një aeroplani luftarak amerikan të tipit F-35 është larguar nga ky mjet në mënyrë emergjente, pasi aeroplani u përplas në aeroplanmbajtësen “USS Carl Vinson” në Detin Jugor të Kinës, duke lënë shtatë të lënduar.

Marketing

Piloti ishte duke kryer fluturim rutinor, kur ndodhi përplasja. Piloti u largua nga aeroplani dhe ndodhet në gjendje stabile, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, 6 persona të tjerë, të cilët ndodheshin në aeroplanmbajtëse, pësuan lëndime, 3 prej tyre kërkuan evakuim dhe u dërguan në një qendër mjekësore në Filipine dhe janën në gjendje stabile. 3 të tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes dhe janë liruar, shkruan CNN.

Derisa, autoritetet janë duke e hetuar shkaktarin e aksidentit. Zëdhënësi i Flotës së Shtatë Detare në Japoni, Mark Langford, tha të martën se ndikimi i këtij rasti në aeroplanmbajtëse është sipërfaqësor dhe se ajo i ka vazhduar operacionet normale.

Disa versione të aeroplanit F-35 përdoren edhe nga aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Japoninë, Korenë Jugore, Britaninë e Madhe, Australinë, Italinë, Norvegjinë, Holandën dhe Izraelin./albora.ch/

Marketing