19 persona kanë mbetur të vdekur në një klub nate në provincën Papua Perëndimore të Indonezisë.

Marketing

Dy grupe janë përleshur me njëri-tjetrin me hanxharë e sende të forta, tha zëdhënësi i policisë Ahmad Ramadhan, raporton informazione, përcjellë albora.ch.

Policia evakuoi njerëzit gjatë përleshjes, por disa çaste më vonë zjarrfikësit kanë gjetur dhe 18 trupa në një nga dhomat brenda ndërtesës, ndërkohë një tjetër person u gjet i vdekur, i cili ishte anëtar i një grupi të përfshirë në sherr.

Policia po heton se cili qe shkaku që solli përplasjen, zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental./albora.ch.

Marketing