Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes e ka cilësuar si një “festival” ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00.

Marketing

Ai ka thënë se për kosovarët kjo do të jetë një sfidë shumë miqësore dhe se respekti ndërmjet dy vendeve është shumë i madh, përcjellë KosovaPress.

“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë futbolli. Larg politikës apo problemeve të tjera”, thotë Challandes, i cili thekson se populli në Kosovë gjithmonë i ka konsideruar triumfet e kombëtares zvicerane në të kaluarën si ” fitorja e tyre”. “Kur kombëtarja është shumë e suksesshme, sheh edhe flamuj zviceran të varur në Prishtinë”, ka thënë Challandes për mediumin zviceran “20min”.

Challandes e ka drejtuar Kombëtaren e Kosovës nga viti 2018 deri në vitin 2021 ku më pas u shkarkuar pas rezultateve jo të mira. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing