Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës.

Marketing

Sipas tyre, vlera e importit të mallrave serbe në Kosovë ka qenë 450 milionë euro në vitin 2017, apo 36.8 për qind më shumë se në vitin 2021, kur ky import ka arritur në 305 milionë euro.

Afaristë dhe qytetarë që kanë folur për REL-in në Prishtinë, kanë thënë se pas aplikimit të taksës 100% për produktet e Serbisë dhe pastaj masës së reciprocitetit, ata nuk u janë rikthyer mallrave serbe.

Për gati dy dekada deri në vitin 2018, Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës. Gjatë një dite, ky shtet ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion eurosh. Shumica e eksporteve kanë qenë nga industria ushqimore dhe ndërtimore./albora.ch/

Marketing