Shteti zviceran që nga e mërkura e 2 shkurtit është i vendosur që të lirojë një sërë masash anti-COVID, duke përfshirë rregullat e karantinës dhe punën nga shtëpia.

Marketing

Por kushdo që shpreson se do të ketë një festë ‘Dita e Lirisë’ duke ndjekur modelin e Mbretërisë së Bashkuar, gabohet, shkruan The Local – transmeton Albora.ch.

Kjo pasi që ministri zviceran i Brendshëm dhe i Shëndetësisë, Alain Berset, thotë se nuk i pëlqen ky term, prandaj refuzon ta përdorë atë.

Berset njoftoi për ndryshimin e masave në një konferencë shtypi më 28 janar, duke thënë se pasi sot ndodhemi në një situatë të mirë, duhet të bëjmë hapa përpara.

Pavarësisht se Zvicra ka shënuar vazhdimisht numra rekord të infeksioneve të reja me COVID-19, Qeveria të mërkurën do mblidhet për një lehtësim të masave ku mund të përfshihet madje edhe moskërkimi i certifikatave COVID në kafene dhe në restaurante.

Kjo pasi që hospitalizimet mbetën të ulëta, ani pse 90% e rasteve të reja janë me variantin Omicron.

Kujtojmë se termi ‘Dita e Lirisë’ i cili është përdorur në Mbretërinë e Bashkuar, është favorizuar nga disa politikanë zviceranë, veçanërisht në skajin konservator të spektrit politik.

Nga fundi i janarit, përfaqësues nga industria e mikpritjes dhe turizmit kërkuan që termi të përdoret gjerësisht për të përshkruar daljen e Zvicrës nga pandemia.

Berset megjithatë tha se nuk ishte në favor të termit dhe nuk do ta përdorte atë, edhe pse masat ishin lehtësuar.

“Është një shprehje luftarake, vende të tjera e kanë hedhur atë, jo Zvicra., ka thënë Berset.

“Mund të jetë një ditë e lumtur. Ose ditë të lumtura”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse kjo sinjalizonte një fund të pandemisë, Berset tha se ishte me kujdes optimist.

“Diçka mund të ndodhë gjithmonë. Por perspektivat janë të mira.”

Berset tha gjithashtu se nuk kishte plane për të hequr kërkesën e certifikatës COVID në këtë fazë.

“Detyrimi për të marrë një certifikatë vlen në mbarë botën. Të jesh në gjendje të udhëtosh është gjithashtu një formë e caktuar lirie.”

Marketing