Kjo erdhi në një takim në Vjenë midis ministres zvicerane të drejtësisë Karin Keller-Sutter dhe homologut të saj të ri austriak Gerhard Karner.
Që nga mesi i vitit 2021, më shumë se 5,000 refugjatë kanë hyrë ilegalisht në Zvicrën lindore me tren nga Austria, kryesisht të rinj afganë me destinacion Francën.
Shumica e refugjatëve kanë aplikuar për azil në Austri, që do të thotë se Zvicra teorikisht mund t’i kthejë ata. Por kjo ndodh rrallë, për shkak të procedurave të gjata dhe mungesës së ambienteve të paraburgimit, transmeton albora.ch.
Marketing
Qëllimi i Zvicrës është të përshpejtojë procedurat dhe të dërgojë më shumë refugjatë në Austri./albora.ch/
Marketing