Rregullat e karantinës dhe detyrimi për punë nga shtëpia në Zvicër, do të marrin fund që nga sot.

Marketing

Këtë e kishte bërë të ditur në një konferencë shtypi të premtën e 28 janarit, ministri i Shëndetësisë, Alan Berset, shkruan The Local – transmeton Albora.ch.

“Sot jemi në një situatë të mirë. Ne mund të bëjmë hapa përpara”, kishte thënë Berset.

Zvicra do të heqë detyrimin për të punuar nga shtëpia, i cili ka qenë në fuqi që nga fundi i vitit 2021.

Edhe rregullat e karantinës do të jenë të zbutura.

Plani aktualisht është dërguar në kantonet për konsultim, por pritet të zyrtarizohet nga e sot e tutje.

Pavarësisht se Zvicra ka shënuar vazhdimisht numra rekord të infeksioneve të reja me COVID-19, Qeveria të mërkurën do mblidhet për një lehtësim të masave ku mund të përfshihet madje edhe moskërkimi i certifikatave COVID në kafene dhe në restaurante.

Kjo pasi që hospitalizimet mbetën të ulëta, ani pse 90% e rasteve të reja janë me variantin Omicron.

Cilat janë masat që lehtësohen?

Sipas rregullave aktuale të karantinës të Zvicrës, ata që dyshohet se janë të infektuar me COVID-19 duhet të qëndrojnë në karantinë për pesë ditë.

Kjo masë vlen për ata që kanë një ‘kontakt të ngushtë’ me dikë që ka rezultuar pozitiv.

Kontakti i ngushtë përkufizohet si “njerëz që qëndrojnë nën të njëjtën çati dhe përdorin rregullisht hapësirën e përbashkët të jetesës për një periudhë më të gjatë kohore”.

Kjo masë do të zbutet nga e mërkura, 2 shkurt për personat e vaksinuar ose të shëruar plotësisht.

Rregulli i izolimit megjithatë nuk është i qetë. Ky rregull kërkon që të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë për Covid të izolohen (pavarësisht statusit të vaksinimit).

Do të marrë fund edhe detyrimi për të punuar nga shtëpia. Kjo kërkesë, e vendosur në 20 dhjetor, kërkonte që të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia ta bëjnë këtë.

Por, që nga 2 shkurti ani pse puna nga shtëpia do të vazhdojë të rekomandohet, nuk do të jetë më obligative.

Sipas raportimeve të gazetës SonntagsZeitung në Zvicër, kërkesa për certifikatë COVID në ambiente të brendshme si kafene dhe restorante, si dhe vende dhe ngjarje të tjera ku aktualisht është e obligueshme, do të lehtësohej nga data 16 shkurt.

Kufiri në numrin e pjesëmarrësve në mjediset private do të hiqet gjithashtu atë ditë, sipas informacioneve që posedon kjo gazetë.

Vetëm maskat dhe testimi i njerëzve simptomatikë thuhet se do të mbeten të detyrueshme sipas planit.

Këto ndryshime janë vendosur të shpallen në 2 shkurt, tha SonntagsZeitung dhe do të zbatohen dy javë më vonë, pas një konsultimi me kantonet./albora.ch/

Marketing