Një vajzë 8-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pyllin Könizbergwal afër Niederwangen BE të martën në mbrëmje.

Marketing

Menjëherë kanë nisur hetimet nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rajonale, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë e një aksidenti apo një pale të tretë, shkruan Blick – transmeton Albora.ch.

Pasi morën një denoncim të martën rreth orës 19:00, njësitet policore dhe ekipet mjekësorë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Momentalisht rasti është duke u hetuar dhe lidhur me këtë po kërkohen edhe dëshmitarë që mund të dinë diçka për ngjarjen./albora.ch/

Marketing