Këshilli Federal në luftën kundër COVID-19 në Zvicër doli me masa të reja për këtë shtet.

Marketing

Karantinë 5 ditë nga 10, certifikatë 9 muaj nga 1 vit e vlefshme. Këto janë masat e reja të propozuara sot nga Këshilli Federal, i cili vendosi të zgjasë masat e miratuara në mes të dhjetorit deri në fund të marsit.

Ndërsa, vlefshmëria e certifikatës Covid -19 duhet të jetë brenda 9 muajve nga 1 vit sa ishte, raporton ticinonwes, përcjellë albora.ch.

Karantina dhe izolimi u reduktuan në 5 ditë nga 10 ditë sa ishte. Në të njëjtën kohë edhe kufizimet në takimet private u shtyn deri në fund të marsit.

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis dhe Ministri i Shëndetsisë Alain Berset, gjatë konferencës për shtyp u shprehen se këto vendime, do vlejnë deri në fund të marsit, por gjithcka do varet nga zhvillimi i pandemisë. /albora.ch/

Marketing