Austria ka shënuar shifër rekorde të rasteve ditore me COVID-19, me 18.427 infeksione për 24 orë, në të njëjtën ditë kur rekord i ri u regjistrua edhe në Gjermani, raportoi gazeta austriake Kronen Zeitung.

Marketing

Ekonomia më e madhe evropiane raportoi 80.430 raste të reja me Covid-19 të mërkurën, e që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore ishte shënuar më 26 nëntor, kur ishin regjistruar mbi 76 mijë të infektuar për 24h, raportoi shkruan Reuters.

Shkalla mesatare e infeksioneve për 7 ditë ka shënuar rritje vazhdimisht që nga fillimi i vitit. Të mërkurën shkoi në 407.5 raste për 100.000 banorë, nga 387.9 për 100.000 banorë një ditë më parë.

Ka gjasë që qeveria ta shqyrtojë vendosjen e masave të reja në ditët e ardhshme marrë parasysh se kjo shkallë zakonisht i përcakton edhe politikat për luftimin e pandemisë. /albora.ch/

Marketing