Me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Zvicra dëshiron të organizojë bisedimet e paqes në Gjenevë.

Bisedimet mund të zhvillohen që të hënën si pjesë e një takimi të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, transmeton albora.ch.

Me kërkesë të Ukrainës, duhet të diskutohet edhe lufta në Ukrainë. Synimi i bisedimeve është fillimisht një armëpushim mes palëve ndërluftuese.

Cassis është gjithashtu në kontakt me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai ka premtuar se do të vijë personalisht në Gjenevë të martën për të mbajtur një fjalim./albora.ch/

Marketing
Marketing