Presidenti Ignazio Cassis dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky diskutuan të shtunën shtrirjen e ndihmës humanitare të Zvicrës për vendin e shkatërruar nga lufta, si dhe kontributin zviceran për rivendosjen e paqes në Ukrainë.

Marketing

Një masë e përkohshme në diskutim ishte mundësia që Zvicra të ofronte ‘zyrat e saj të mira’ duke ofruar shërbime konsullore për qytetarët ukrainas që jetojnë në Rusi, pasi Ukraina nuk mban më marrëdhënie diplomatike me Moskën, transmeton The Local.

Kjo do të ishte në përputhje me rolin që Zvicra tashmë luan në përfaqësimin e interesave gjeorgjiane në Rusi, dhe anasjelltas.

Gjithashtu, Zvicra do të presë konferencën për Ukrainën në Lugano më 4 dhe 5 korrik, kushtuar rindërtimit të vendit.

Marketing