Ministrja e Shtetit shqiptar për Marrëdhëniet me Parlamentin,Elisa Spiropali ka takuar sot a Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Adrian Maître.

Marketing

Spiropali ka njoftuar se me ambasadorin zviceran kanë diskutuar për mbarëvajtjen e punës dhe ecurinë e zbatimit të projektit mbi Parlamentin dhe Edukimin Qytetar (PACEP) që po realizohet mes Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë dhe Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), project ky i cili është planifikuar të përfundojë në fund të këtij viti dhe lajm i mirë është vendimi për ta rinovuar marrëveshjen.

“Falë dhe suportit të partnerëve të tjerë, Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI), ky projekt ka ndikuar në kryerjen sa më efikase të funksioneve legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese të Parlamentit”, ka shkruar Spiropali

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Maître ndau edhe idenë e asistencës që qeveria zvicerane do të ofrojë në lidhje me monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura dhe procesit të Konsultimit Publik, shkruan Albora.ch.

“Forcimi i bashkëpunimit mes dy qeverive dhe parlamenteve përkatëse ka jetësuar projekte me rëndësi që synojnë shkëmbimin e eksperiencave të nevojshme për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe kanë nxitur zhvillimin ekonomik përmes investimeve dhe asistencës së çmuar të qeverisë zvicerane”, njoftoi ministrja. /Albora.ch

Marketing