Në rastin e infeksioneve me variantin më pak ngjitës Delta, vërehej se në çiftet që jetonin së bashku, vetëm njëri nga dy personat u infektua me virusin korona.
Shumica e infeksioneve të reja në Zvicër tani mund të gjurmohen në variantin Omicron.
Infektiologu Huldrych Günthard, njëherësh mjek i lartë dhe zëvendësdrejtor i klinikës për Sëmundjet Infektive dhe Higjienën Spitalore në Spitalin Universitar Cyrih thotë se ajo që është vërejtur tek Delta aktualisht është e zakonshme edhe tek varianti Omicron, shkruan blick, transmeton albora.ch.
Pra, Covid është si sëmundjet e tjera që prekin rrugët e frymëmarrjes.
“Nëse dikush është i vaksinuar dhe veçanërisht i përforcuar ky person infektohet dhe prodhon më pak viruse. Dhe nëse keni më pak viruse në pështymë, jeni gjithashtu më pak infektues”, citon nau.ch të ketë thënë doktori.
Günthard vuri në pah se nëse edhe personi tjetër është i vaksinuar ose i shëruar, ai gjithashtu ka mbrojtje të pjesshme ose edhe shumë të mirë. Sipas tij, kushdo që ka pasur tashmë një sëmundje që prek traktin respirator, mbrohet gjithashtu nga infeksioni.
Përveç kësaj, viruset e tjerë korona që qarkullojnë njerëzor mund të rrisin mbrojtjen kundër infeksioneve korona, thekson Günthard.
“Këta viruse korona janë përgjegjës për 30 deri në 50 për qind të ftohjeve të zakonshme – por një studim që kemi kryer për këtë është bërë përpara Delta dhe Omicron. Faktorë të tjerë janë tendenca për të shmangur njëri-tjetrin për shkak të sëmundjes dhe fakti që dhomat e gjumit shpesh ajrosen rregullisht”.
Duke pasur parasysh këta faktorë, Günthard nuk e konsideron të pazakontë nëse vetëm një person infektohet në një çift që jeton së bashku.
Infektologu vuri në dukje se mund të ndodhë që vetëm njëri prej personave të shfaqet i infektuar, por sic shprehet ai njeriu mund të infektohet edhe në mënyrë asimptomatike, atëherë nuk do të vini re asgjë. /albora.ch/