Sot në pikën kufitare në Morinë, qytetarët e Kukësit protestuan kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me hyrjen në këtë shtet pa poseduar dëshminë e vaksinimit me të tri dozat.
Marketing
Ata tentuan që të bllokojnë rrugën në Morinë. Qytetarët kërkuan heqjen e masave kufizuese 3 dozat e vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.
Nga pamjet e siguruara nga ABC në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.
Reagime pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-covid ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, e cila kërkoi rikthim të masave paraprake. /albora.ch/
Video: abcnews.al
Marketing