Një shtetas zviceran ka ndryshuar gjininë në zyrën e gjendjes civile në “femër”, në mënyrë që të përfitonte pension një vit përpara.
Sipas medieve vendase, nga 1 janari i vitit 2022 është i mundur ndryshimi i seksit në administratën publike, përmes një procedure shumë të thjeshtë.
Marketing
Por jo vetëm kaq, pasi kjo ka çuar në abuzime të ndryshme, si shmangia e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, apo në këtë rast pensioni bazë.
Administrata publike nuk ka ndërhyrë ende për këtë çështje, edhe pse, sipas medieve zvicerane, do të kishte marrë udhëzime për të mbyllur sytë para çdo abuzimi, transmeton albora.ch.
Qoftë edhe në mungesë të ndonjë certifikate mjekësore, për të shmangur çdo akuzë për “transfobi”./albora.ch/
Marketing