Njerëz të shumtë në Oslo vendosën buqeta me lule dhe flamurin me ylber, si dhe mbajtën zi për viktimat e sulmit të së shtunës ndaj një lokali të frekuentuar nga komuniteti LGBT.

Marketing

Të pranishëm në homazhe ishin edhe përfaqësues të familjes mbretërore, të cilën bënë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe vlerave.

“Është me rëndësi të mbrojmë atë që jemi. Që Norvegjia është një vend ku lejohet të dashurosh atë që do dhe të jesh me atë që do. Është e rëndësishme ta theksojmë edhe sot, se duhet të ngrihemi për të drejtat dhe vlerat tona”, tha Haakon, princi i kurorës në Norvegji.

Një 42-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për vrasje, tentativë vrasjeje dhe sulm terrorist pasi hapi zjarr të shtunën në qendër të kryeqytetit norvegjez, transmeton Euronews.al.

Dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën, në atë që policia e quajti një “akt të terrorizmit islamik”.

Foto: Screenshot

Marketing