Kievi është goditur nga disa shpërthime mëngjesin e së dielës, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Marketing

Nuk ka informacione të mëtejshme të menjëhershme për shkakun e shpërthimeve në lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit ukrainas, apo nëse ka viktima.

“Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje. Informacion më të detajua, më vonë”, tha Klitschko.

Ndërkohë, është konfirmuar se qyteti lindor i Ukrainës, Severodonetsk ka rënë në duart e forcave ruse.

Ministria Ruse e Mbrojtjes e ka konfirmuar raportin në një postim në Telegram, transmeton Euronews.al.

“Njësitë e Milicisë Popullore të LPR, me mbështetjen e trupave ruse nën komandën e gjeneralit të ushtrisë S.V. Surovikin, si rezultat i operacioneve të suksesshme sulmuese, çliruan plotësisht Severodonetsk dhe Borovskoye, Voronovo dhe Sirotino”, thuhet në njoftim.

Foto: Facebook

Marketing