Një vaksinë e re e malarias është zhvilluar nga shkencëtarët e Oksfordit.

Marketing

Ekipi pret që vaksina të vihet në përdorim vitin e ardhshëm pasi që testimet kanë treguar 80 për qind efikasitet ndaj kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Ata madje thonë se vaksina është e lirë dhe se ata tashmë kanë arritur marrëveshje për t’i prodhuar nga 100 milionë doza në vit.

Organizata bamirëse Malaria No More (Jo më malaria) ka thënë që progresi i fundit nënkupton që nuk do të ketë më fëmijë që vdesin nga kjo sëmundje.

Janë dashur më shumë se një shekull që të krijohet një vaksinë efikase pasi që paraziti i malaries që përhapet nga mushkonjat është tejet i ndërlikuar dhe i zorshëm.

Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë dha dritën e gjelbër për t’u bërë vaksina e parë e prodhuar nga GSK-ja e që do të përdorej në Afrikë.

Mirëpo, ekipi i Oksfordit pohon që qasja e tyre është më efikase dhe mund të prodhohet në sasi shumë më të mëdha.

Në testim, 309 fëmijë nga Nanoro e Burkina FAsos, kishin pasur 80 për qind sukses pas vaksinimit.

“Ne mendojmë që këto të dhëna janë të dhënat më të mira prej të gjitha të tjerave sa i përket malaries”, ka thënë Profesori Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në universitet.

Marketing