Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka ndezur pyetjen nëse pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re si dhe dokumentet zyrtare nga këto shtete do jenë ende të vlefshme dhe se çfarë ndryshimesh do të pësojnë ato.

Marketing

Madhëria e saj vdiq të enjten më 8 shtator në Balmoral të Skocisë dhe do të pasohet nga Mbreti Charles III.

Vdekja e saj ka rezultuar në pasiguri të ndryshme në lidhje me dokumentet zyrtare që përdorin emrin e saj si garanci.

Ku shfaqet Mbretëresha Elizabeth II në pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth?

Në faqet e tyre hapëse, pasaportat britanike përmbajnë fjalët: “Sekretari i Shtetit i Madhërisë së Saj Britanike kërkon në emër të Madhërisë së Saj dhe të gjithë atyre që mund t’i interesojë ta lejojnë mbajtësin të kalojë lirisht pa leje ose pengesë dhe t’i lejojë mbajtësit ndihmë dhe mbrojtje siç mund të jetë e nevojshme.”

Foto e faqes se pare te pasaportes britanike via Rosie Frost

Mbretëresha përmendet gjithashtu në mesazhet në faqet e para të pasaportave nga Zelanda e Re, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera të Komonuelthit.

Zelanda e Re për shembull ka fjalët: “Guvernatori i Përgjithshëm në Mbretërinë e Zelandës së Re kërkon në emër të Madhërisë së Saj Mbretëreshës të gjithë ata që mund të kenë të bëjnë të lejojnë mbajtësin të kalojë pa vonesë ose pengesë dhe në rast nevoje të japë të gjithë ndihmën dhe mbrojtjen e ligjshme.”

Kjo përsëritet edhe në Maori, duke iu referuar Mbretëreshës si “Kuini Erihapeti Tuarua”.

Kjo ka çuar në pyetje në mediat sociale nëse pasaportat janë ende të vlefshme me këtë formulim që përmend Mbretëreshën. Një përdoruese e Twitter pyeti nëse tani do t’i duhet të ndërrohet pasaporta pas vdekjes së saj.

A mund ta përdor ende pasaportën time tani që Mbretëresha ka vdekur?

Përgjigja e thjeshtë është po. Ndërsa formulimi në pjesën e përparme të këtyre pasaportave do të duhet të ndryshohet për të pasqyruar marrjen e fronit të mbretit Charles III, ka të ngjarë të jetë një ndryshim gradual.

Ashtu si pullat, monedhat dhe të gjitha mënyrat e tjera se si imazhi ikonik i Mbretëreshës ka hyrë në jetën e Mbretërisë së Bashkuar gjatë 70 viteve të fundit, përditësimi i pasaportave nuk do të jetë një proces i shpejtë.

Njerëzit me pasaporta që përmendin Madhërinë e Saj do t’i duhet t’i ndryshojnë ato vetëm pasi të skadojnë dhe janë në dispozicion për rinovim – zakonisht 10 vjet nga momenti i lëshimit të tyre.

Pavarësisht vdekjes së Mbretëreshës, ato do të mbeten ende të vlefshme për udhëtim deri në atë datë.

Pasaportat e reja ka të ngjarë të kenë ndryshuar formulimin që e ndryshon fjalën “ajo” në “të tijin” për të pasqyruar Mbretin e ri. Por ende nuk është dhënë një datë se kur do të bëhet ky ndryshim.

Zyra australiane e pasaportave tashmë ka lëshuar një mesazh për të thënë se prodhimi dhe lëshimi i pasaportave australiane nuk do të “ndikohet nga vdekja e Madhërisë së Saj Mbretëreshës”.

Ata thonë se pasaportat mbeten të vlefshme dhe formulimi do të ndryshojë në të ardhmen për të pasqyruar pranimin e Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Euronews Albania

Marketing