Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, duke mbërritur atje mëngjesin e sotëm.

Marketing

Kjo është vizita e saj e dytë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus në fund të shkurtit.

Baerbock tha se vizita e saj synon të tregojë se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet – me dërgimin e armëve, si dhe me mbështetjen humanitare dhe financiare.

Ministrja po ashtu tha se vizita e saj kishte për qëllim të kundërshtonte spekulimet se Gjermani nuk po bën më të mirën për ndihmë ndaj Ukrainës.

Baerbock i ka premtuar gjithashtu Ukrainës mbështetje të mëtejshme në pastrimin e minave në ish-zonat luftarake, raporton DW,.

Baerbock udhëtoi me një tren special nate për në Kiev nga Polonia të shtunën mbrëma, i shoqëruar nga një delegacion i vogël.

Ajo planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ndër të tjera, edhe pse orari i saj i saktë është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Marketing