Zhvillimet më të fundit rreth luftës në Ukrainë janë këto:

Marketing

Një objekt për mirëmbajtje të aeroplanëve, afër aeroportit të Lvivit, është goditur me raketa në mëngjes. Nuk është raportuar për viktima. Lvivi është qytet 70 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe kryesisht larg zonave kyçe të betejës në lindje dhe jug të Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë dhe ata britanikë kanë thënë se forcat ruse nuk kanë bërë avancime territoriale dhe mund të jenë duke u përballur me probleme logjistike.

Bombardimet kanë vazhduar në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, mirëpo forcat lokale kanë thënë se e kanë kontrollin e tij.

Autoritetet lokale kanë thënë se qyteti juglindor, Mariupol, vazhdon të sulmohet nga forcat ruse, mirëpo rreth 30,000 njerëz kanë arritur të ikin.

Të mbijetuarit e një sulmi në teatrin e Mariupolit janë duke u larguar nga rrënojat. Ukraina ka thënë se objekti është bombarduar nga Rusia.

Zyrtarët kanë thënë që më shumë se 1,000 ukrainas janë evakuuar nga rajoni i Kievit gjatë natës, me autobusë dhe makina.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të paralajmërojë homologun e tij kinez, Xi Jinping se do të ketë “kosto” mbi Kinën, nëse shpëton Rusinë nga sanksionet e Perëndimit. Ata do të zhvillojnë një bisedë telefonike më vonë gjatë ditës./albora.ch/

Marketing