Babai i 7-vjeçares së zhdukur është arrestuar dhe akuzuar lidhur me zhdukjen e saj, sipas njoftimit të gjykatës në New Hampshire.

Marketing

Adam Montgomeryt iu ngreh akuza për sulm të shkallës së dytë, dy akuza për rrezikim të mirëqenies së një fëmije dhe një për ndërhyrje në kujdestari.

Prokurorët kanë thënë se Montgomery me vetëdije i ka shkaktuar lëndime në trup vajzës së tij duke e goditur në fytyrë, me vetëdije e fshehu nga Divizioni për Fëmijë dhe Familje dhe refuzoi t’i jepte policisë informacione për gjetjen e saj,

Montgomery gjendet në burgim dhe nuk i lejohet të ketë kontakt me nënën biologjike dhe me bashkëshorten e tij.

Policia filloi ta kërkonte atë pasi e ëma raportoi se vajza ishte zhdukur dhe nuk e kishte parë atë për 6 muaj. Policia më pas nuk patën mundësi ta gjejnë atë apo vajzën.

Pas disa përpjekjeve, ai u gjet nga policia në një veturë bashkë me të dashurën e tij. Fillimisht Montgomery i kishte thënë policisë se e kishte parë vajzën dhe se ishte mirë. Më pas kishte thënë se nuk e kishte parë vajzën që kur e ëma e kishte marrë. Tutje refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të policisë dhe nuk shfaqi emocione kur policia i tha se kishte mundësi që vajza të mos ishte gjallë, raporton CNN.

Nëna e vajzën ka mohuar menjëherë ta ketë marrë vajzën ndonjëherë nga babai ose ta kishte parë atë pas një thirrjeje që pati në 2019./albora.ch/

Marketing