Një avion me 5 pasagjerë gjermane u zhduk të premten në një zonë detare pranë Kosta Rikës, sipas një njoftimi të ministrisë së Sigurisë Publike të Amerikës Qendrore, Jorge Torres.

Marketing

“Ne morëm një njoftim urgjent për zhdukjen e një avioni të vogël, i cili po fluturonte nga Meksika në aeroportin Limon”, tha ministri.

“Komunikimi i avionit me kullën e kontrollit humbi afër Barra de Parismina, në bregdetin e Kosta Rikës në Karaibe dhe ne aktivizuam menjëherë protokollet e brendshme” për ta lokalizuar atë, shtoi ministri.

Sipas, Torres, avioni u zhduk të premten në orën 18:00. Pas disa orësh, kërkimi për të u ndërpre për shkak të errësirës dhe kushteve të këqija të motit.

Kërkimet pritet të vazhdojnë edhe ditën e sotme.

Marketing