Zëvendësministri i Mbrojtjes në Kosovë, Shemsi Syla ka thënë se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

Marketing

Ndërsa, ka thënë se përgatitja e tyre kanë ardhur pas armatosjes nga Serbia.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate”.

Po ashtu shtoi se, “ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”.

Ai ka bërë të ditur planet e armatosjes së ushtrisë së Kosovës për vitin 2022.

“Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e shitjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla në RTV Dukagjini. /albora.ch/

Marketing