Një 59-vjeçar e pagoi shtrenjtë veprën e tij humane ndaj një të pastrehu në rrugë, pasi që ai jo vetëm që nuk e falënderoi, por i grabiti portofolin dhe e sulmoi bamirë sin me grushte.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në lagjen qendrore të Nju Jorkut në SHBA, në momentin kur 59 vjeçari iu afrua të pastrehurit për t’i ofruar pallton e tij për ta mbrojtur nga i ftohti, derisa i pastrehuri po flinte në trotuar, raporton New York Post, përcjellë albora.ch.
Vetëm brenda pak sekondash, burri bujar e “pagoi” veprën e tij të mirë duke u sulmuar nga i pastrehu.
Në videon e publikuar nga New York Post, shihet qart burri që i afrohet 25 vjeçarit Xavier Israel, i cili është shtrirë në trotuar dhe duket se po fle.
Pak çaste pasi 59 vjeçari e mbuloi me pallton e tij, i pastrehu çohet dhe hedh në tokë njeriun që u përpoq ta ndihmonte. Me lëvizje të shpejta, i rrëmben portofolin nga xhepi i pasmë i pantallonave.
I habitur nga ajo që ndodhi ai përpiqet t’i marrë portofolin, por autori e godet me grushte dhe e hedh sërish në tokë. Edhe pse u arratis nga vendngjarja, autori u arrestua pak më vonë nga autoritetet policore. /albora.ch/