Ukraina mund të humbasë 50-100 jetë në lindje çdo ditë, tha presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp të dielën.

Marketing

Ai tha se të vrarët po mbronin Ukrainën në “drejtimin më të vështirë”.

Zelensky nuk shtjelloi më tej, por komentet duket se janë një referencë për humbjet ushtarake dhe janë një shenjë se sa të ashpra janë luftimet në lindje.

Forcat ruse kanë shtuar përpjekjet e tyre për të kapur qytete në rajonin lindor të Donbasit, me fokus në qytetin Severodonetsk.

Marketing