Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse vendi i tij do të ishte pranuar në NATO më herët, atëherë Rusia nuk do ta kishte pushtuar vendin.

Marketing

“Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar një luftë. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, për popullin tim”, tha Zelensky për CNN.

Ai shtoi se ishte mirënjohës për ndihmën që NATO ka dhënë që nga fillimi i pushtimit.

“Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë.”

Megjithatë, sipas tij, nëse NATO nuk është e gatshme “të ruajë jetën e njerëzve tanë”, nuk mund ta vendosë vendin në këtë pozitë harrese.

Zelensky gjatë ditës gjithashtu kujtoi se sa e nevojshme është të arrihet marrëveshja në dialog, pasi sipas tij, nëse të dy palët nuk pajtohen, atëherë mund të nisë një Luftë e Tretë Botërore./albora.ch/

Marketing