Brandon Russomanno nga Kalifornia, kishte dëgjuar vetëm një herë për Shqipërinë, para se të vendosej përfundimisht në fshatin Beshisht të Vlorës.

Marketing

“Jam i dashuruar me tokën dhe vendosa të investoj pikërisht këtu në Vlorë. A kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë? Të jem realist jo. Por, unë falë edhe faktit se nëna ima ka prejardhje nga Italia, për pushime çdo verë shkoja në Itali dhe aty dëgjuar fillimisht për Shqipërinë. Gushtin e kaluar erdha për pushime ku dhe vendosa të investoj. Në Kaliforni toka kushton shumë shtrenjtë dhe unë e dua tokën”, tha Russomanno.

Me profesion, Brendon është inxhinier elektronik, por pasioni për tokën, i ka dhënë jetës së tij një rrjedhë krejt tjetër, transmeton albora.ch.

“Në Kaliforni kam punuar në fushën e informatikës. Duket e çuditshme që nga IT kam zgjedhur të jem në një fushë tjetër, por kjo më pëlqen. Prindërit e mi jetojnë në Kaliforni, ku janë edhe miqtë e mi. Ndoshta do të më dëgjojnë, që në një të ardhme edhe ata të vijnë e të investojnë në këtë vend kaq të bukur”, u shpreh ai.

Spiro tregon se si u njoh me Brendon dhe si po i ecën investimi me dy miqtë e tij të rinj, amerikan e gjerman.

Brendon dhe Bernardi synojnë të mbjellin 100 hektarë me grurë e misër, në tokën që ia kanë marrë fermerit shqiptar me qira. Ata thonë se gjasat për mbarëvajtjen e investimit duken të mira, dhe se nuk do të ndalen derisa të shohin frytet e punës së tyre./ALBORA.CH/

Marketing