Në një intervistë për Sky News të mërkurën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij nuk mund ta ndalë Rusinë i vetëm dhe se shtetet e tjera duhet të veprojnë para se të bëhet shumë vonë.

Marketing

Zelensky sërish thirri Perëndimin për të imponuar një zonë të ndalim-fluturimit dhe akuzoi këto shtete se nuk janë të vendosura në çështjen e mbylljes së qiejve kundër atyre që ai quajti “nazistë”.

“Ju nuk mund të vendosni për t’i mbyllur ose jo…nuk mund të vendosni. Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrori, ju duhet t’i mbyllni qiejt. Mos pritni që t’ju them shumë herë, miliona herë. Mbyllni qielli. Mbyllni qiellin dhe ndalni bombardimet”, ka shtuar Zelensky, duke i bërë apel botës që të reagoj më shpejtë”.

Zelensky shtoi se nëse vazhdon kjo luftë, NATO-ja do ta mbyllë qiellin, por deri atëherë Ukraina do të humbasë miliona njerëz.

“Më keq për kë? Për familjet tona? Jo… Për ta…? Kush e di? Askush nuk e di. Por ne e dimë se pikërisht kjo tani është shumë e keqe dhe në të ardhmen do të jetë tepër vonë. Më besoni, nëse zgjatet në këtë mënyrë, do të shihni… ata do të mbyllin qiellin, por ne do të humbasim miliona njerëz”, tha ai.

“Lufta e tretë botërore do të fillojë dhe vetëm atëherë do të krijoni një zonë ndalim-fluturimi – por do të jetë tepër vonë”.

Sipas tij, bota nuk bëri asgjë për t’i shpëtuar njerëzit në Ukrainë.

“Aleatët e NATO-s nuk duhet t’u thonë njerëzve në Ukrainë që humbën fëmijët e tyre “më fal që nuk e bëmë dje, një javë më parë. Ne nuk e shtymë Putinin, nuk folëm shumë me të. Nuk bëmë asgjë dhe është e vërtetë, dje bota nuk bëri asgjë… Më vjen keq, por është e vërtetë”. /albora.ch/

Marketing