Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Rusinë se nuk do të ketë falje për atë që po ndodh me vendin e tij – përkundrazi, do të ketë “një ditë gjykimi”, shkruan skynews.

Marketing

Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi, transmeton albora.ch.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing