Ukraine's President Volodymyr Zelensky remotely addresses by video-link the Doha Forum in Qatar's capital on March 26, 2022. (Photo by KARIM JAAFAR / AFP) (Photo by KARIM JAAFAR/AFP via Getty Images)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi vendeve prodhuese të energjisë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën të rrisin prodhimin e naftës dhe gazit për të shmangur “shantazhin” global të Rusisë, sipas CNN.

Marketing

“E ardhmja e Europës varet nga përpjekjet tuaja, prandaj po ku kërkoj të rrisni prodhimin e energjisë  në mënyrë që Rusia të kuptojë se nuk mund ta përdorë energjinë si armë.”

Zelensky gjithashtu iu referua vendeve të tjera që janë të prekura nga konflikti, duke thënë se rendi ndërkombëtar duhet të mbrohet jo vetëm për Ukrainën, por për Afganistanin, Irakun dhe Jemenin.

Presidenti ukrainas paralajmëroi gjithashtu për efektin e mundshëm që pushtimi rus  ka në eksportet e ushqimit nga Ukraina në vendet anembanë botës, duke thënë se vendet janë tashmë të rrezikuara nga ndërprerja e furnizimeve të ushqimit. /albora.ch/

Marketing