Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu po vazhdon aktivitetet zyrtare në kuadër të edicionit të njëzetë të Forumit të Dohas në Shtetin e Katarit, ku po merr pjesë me ftesë të Emirit të Katarit.

Marketing

Presidentja ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.

Në fillim të ceremonisë, Presidentja Osmani u prit nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani dhe nga Kryeministri i Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani. 

Forumi është hapur nga Emiri i Katarit, si dhe ka vazhduar me adresimin virtual nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing