Gjatë ditëve kur produksioni po përpiqej të organizonte finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania”, ka pasur edhe lajme nga portale të ndryshme, të cilat shkruanin se Edi Rama do t’i dorëzonte çmimin e madh fituesit.

Marketing

Nga disa portale u raportua mes tjerash se çmimin e madh, Edi Rama do t’ia japë Donaldit me helikopter  në Vlorë.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi jo vetëm që fitoren e mori balerini, Ilir Shaqiri, por Kryeministri nuk ishte asnjëherë pjesë e emisionit me të vërtetë, dhe të gjitha postimet ishin vetëm supozime nga fansat.

Në natën finale, Rama ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë. Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh./albora.ch/

Marketing