Qeset plastike që hidhen në detin Adriatik në Shqipëri janë kthyer në shqetësim për Kroacinë.

Deputeti kroat në Parlamentin Europian, Karlo Ressler i ka drejtuar një letër Komisionit Europian lidhur me problematikën e ndotjes me qese dhe ndotje të tjera plastike të Adriatikut nga Shqipëria.

Marketing

“90% e ndotjeve plastike dhe ndotjeve të tjera që gjenden në brigjet e Kroacisë vijnë nga Europa Jugore dhe kryesisht Shqipëria” shprehet Ressler në këtë letër.

Ai ndër të tjera thekson se qeveria shqiptare njoftoi se do të kryhej një hetim në dhjetëvjeçarin e fundit për ndotjen plastike nga Shqipëria, që përfundojnë në bregdetin kroat, por sipas tij nuk u arrit asnjë përfundim

Ressler shpjegon, se Kroacia është një vend i varur nga turizmi i cili është i njohur për ruajtjen dhe natyrën e jashtëzakonshme të bukurisë së saj natyrore dhe po përballet me një problem serioz që nuk mund ta zgjidhë vetë./albora.ch/

Marketing