Rusia po kërkon që ta sajojë një situatë dhune, pas së cilës do të sulmonte për ta pushtuar Ukrainën.

Marketing

CNN raporton se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Rusia po planifikon ta organizojë një sulm të rremë dhe ta incizojë një video të tmerrshme propagandistike, si pretekst për ta pushtuar Ukrainën.

Ky klip, siç raporton gazeta amerikane, do ta paraqiste një situatë kinse ushtria ukrainase dhe si rrjedhojë, aleatët e tyre të NATO-s po kryejnë sulm ndaj rusishtfolësve.

Por ndërsa qeveria amerikane e deklasifikoi informacionin rreth komplotit të supozuar javën e kaluar, ajo nuk ndau asnjë nga provat e saj themelore me publikun. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u përgjigj se qeveria është e sigurt për informacionin, por nuk do të thoshte nëse SHBA-ja e kishte parë ndonjë video të tillë.

Pretendimi i SHBA-së erdhi disa ditë pasi qeveria britanike paralajmëroi për një komplot rus për ta instaluar një udhëheqës pro-Kremlinit në Ukrainë, duke cituar shërbimet inteligjente./albora.ch/

Marketing