Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në Sarajevo European Open 2022, pasi e mundi në finale xhudisten italiane Linda Politi sot.

Marketing

Xhudistja kosovare Kuka është kampione e European Open 2022 në kategorinë -78 kilogramë.

Kuka, për të cilën kjo ishte medalja e parë këtë vit, e nisi garën duke e kaluar rrethin e parë pa luftë.

Por 24-vjeçarja, e 32-ta në botë, ishte e pandalshme në katër luftërat gjatë rrugës së saj drejt medaljes së artë në Bosnje.

Kuka vuajti për ta kaluar turken Serdem Daharli në një luftë të ashpër në rrethin e dytë.

Pastaj asaj iu deshën vetëm 24 sekonda për ta mundur Lieke Derks nga Holanda në cerekfinale.

Një betejë tjetër e vështirë e priti kosovaren në gjysmëfinale kundër kroates Petrunjela Pavic të cilën e përgjaku për ta siguruar finalen në fund./albora.ch/

Marketing