Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova.

Marketing

Puna ka nisur, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Spekulimet se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Kosova” morën fund, sepse këtë do ta bëjë moderatori i njohur, Alaudin Hamiti.

Ndryshe, deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34 mijë episode, 8 mijë  e 500 banorë të përfshirë në format, 6 mijë e 400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.

Marketing