Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të familjes shqiptare në Andraviadë, ditën e 1 marsit.

Marketing

Familja shqiptare dyshohet se është masakruar nga djali i pronares së shtëpisë, ku banonte familja shqiptare.

Mësohet se ai i ka kërkuar familjes shqiptare të largohet nga aty, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me qiranë. Disa fqinj thonë se kishte mbaruar kontrata e qiradhënies.

I dyshuari vuante nga problemet mendore dhe se në të kaluarën ka qendruar në një klinikë psikiatrike

Autoritetet greke janë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së tragjedisë./albora.ch/

Marketing