Marketing

Si pjesë e sanksioneve që Këshilli Federal miratoi të hënën, qytetarët rusë nuk mund të hyjnë më në Zvicër dhe ata që janë tashmë në vend duhet të largohen.

Ja çfarë duhet të dini?!

Linjat ajrore ruse Aeroflot nuk lejohen më të ulen në Zvicër.

Shtetasit rusë të pranishëm në Zvicër do të duhet të largohen nga vendi kur skadon viza e tyre turistike. Të hënën, Këshilli Federal pezulloi një rregull të vitit 2009 që lejonte rusët të merrnin viza afatshkurtra për të vizituar Zvicrën.

Ky vendim shtrihet vetëm për turistët rusë dhe vizitorët e tjerë që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zvicër; Banorët e përhershëm me leje B ose C nuk përfshihen në sanksione dhe në këtë mënyrë lejohen të qëndrojnë në Zvicër.

Largimi nga Zvicra, megjithatë, nuk është aq i thjeshtë sa duket, sepse aeroplanët rusë nuk mund të ulen më në tokën zvicerane, dhe anasjelltas, transmeton albora.ch.

Pra, si duhet të kthehen rusët në shtëpi?

“Organizimi i udhëtimit të kthimit është përgjegjësi e personave të interesuar; Zvicra nuk ofron asnjë mbështetje në këtë drejtim”, tha për The Local Roland E. Fluekiger, zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).

Meqenëse Bashkimi Evropian ka të njëjtat sanksione, këta turistë nuk mund të fluturojnë thjesht në një vend të BE-së dhe të arrijnë në Rusi prej andej.

Sanksionet ndaj Rusisë: A është Zvicra ende një komb neutral?

“Me sa dimë, Rusia mund të arrihet edhe në mënyrë indirekte, për shembull nëpërmjet Stambollit. Një udhëtim kthimi mund të jetë i mundur edhe me rrugë tokësore”, tha Fluekiger.

Linjat ajrore SWISS njoftuan një pezullim të të gjitha fluturimeve për në Rusi deri në fund të marsit pas njoftimit.

Para kësaj, Swiss kishte fluturuar nga Cyrihu në Moskë pesë herë në javë, nga Gjeneva në Moskë dy herë në javë dhe nga Gjeneva në Shën Petersburg një herë në javë.

Ndalimi vlen për avionët komercialë dhe privatë dhe përjashtimi i vetëm nga ndalimi është për fluturimet humanitare, mjekësore ose diplomatike./albora.ch/

Marketing