Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një xhami në Pakistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premtje në Peshawar, një qytet në veri të Pakistanit.

Marketing

Sipas raportimeve mësohet se 30 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 56 të tjerë.

Shefi i policisë së Peshawarit tha se dhuna filloi kur dy sulmues të armatosur hapën zjarr ndaj policisë jashtë xhamisë.

Një sulmues dhe një polic u vranë në përleshje me armë, dhe një tjetër polic u plagos. Sulmuesi i mbetur më pas hyri në xhami dhe shpërtheu një bombë./albora.ch/

Marketing