Mimoza Paja, 58-vjeçarja që mbeti e vrarë në masakrën e Don Boskos, po dërgonte porosinë e fundit kur breshëria e plumbave i përshkoi trupin dhe e la të vdekur.

Marketing

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët tregojnë se Paja ishte në këmbë në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, gjë që ka rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa, të tjerë ishin të gjithë të ulur në tavolina, gjë që i ka shpëtuar.

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim.

Marketing